|
|
e Shtunë, 04 Gusht 2012 10:01 Trajneri i Volfsburg, Feliks Magath, ka konfirmuar se mesfushori brazilian Diego bën pjesë në planet e tij dhe se futbollisti do të qëndrojë te kjo skuadër.
Lojtari 27 vjeçar kaloi shumë probleme me klubin gjerman pasi në fundin e sezonit 2010-2011, refuzoi të ulej në pankinë pasi Magath e kishte lënë mes zëvendësuesve. Kjo shtyu klubin që ta jepte huazim për një sezon te Atletiko Madrid, ndërsa pas përfundimit të huazimit e delegoi te amatorët.
Por dje, të gjithë janë çuditur kur Diego dhe Magath kanë bërë një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se kanë lënë pas të gjitha problemet e të kaluarës dhe janë gati të punonin bashkë.
“Dihet që kemi patur probleme por kemi folur dhe gjithçka është zgjidhur. Është e rëndësishme që gabimet të falen, një lojtar i cilësisë së tij do të na japë ne një mundësi më të madhe për të arritur një nga katër vendet që të çon në Ligën e Kampioneve”, tha Magath.
“Diego do të mbajë numrin 10. Ai është një njeri me zemër, që mund të krijojë raste për veten dhe për shokët e skuadrës. Si organizator, do të jetë detyra e tij që të drejtojë ekipin drejt potencialit maksimal. Do t’i kërkoj të gjithë tifozëve tanë që t’i japin atij një tjetër shans. Çdokush që dashuron futbollin duhet të dashurojë lojtarë si Diego”.
Ndërkohë, edhe vetë lojtari ka shkruar një letër të hapur për tifozët, të publikuar në faqen e internetit të klubit.
“E di që në fundin e sezonit të kaluar kam zhgënjyer shumë prej jush, ndonëse u prita me ngrohtësi te Volfsburg. I kam kërkuar falje trajnerit dhe kam mësuar nga gabimet e të kaluarës. Më bëhet qejfi që më është dhënë një shans i dytë nga trajneri dhe shokët e skuadrës, por tani shpresoj që këtë mundësi të dytë të ma jepni edhe ju”, shkruhet në letrën që braziliani u ka drejtuar tifozëve të skuadrës. (LajmeShqip.com)
Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »