|
|
e Premte, 03 Gusht 2012 12:46 Sportistët përfaqësues të Shqipërisë në Lojërat Olimpike vazhdojnë të dhurojnë rezultate shumë të dobëta në garat ku marrin pjesë. Dështimi i radhës ka qenë ai i Adriatik Hoxhës në hedhjen e gjyles që ka bërë një garë shumë të dobët, ndonëse edhe ai si pjesëtarët e tjerë të delegacionit kuqezi kishte bërë premtime të mëdha për këtë aktivitet.
Rekordmeni shqiptar ka qenë në Grupin A dhe ndër të parët që ka zbritur në pedanë, duke arritur të hedhë gjylen 17 metra e 58 centimetra, gjuajtje e mirë në aspektin personal por relativisht e dobët në krahasim me të gjithë atletët e tjerë të kësaj gare. Në provën e dytë, ai ka bërë faull në tentativën e tij, ndërsa edhe në provën e tretë nuk arritur të përmirësojë rezultatin e kësaj gare, ndërsa ka arritur të hedhë gjylen vetëm 17 metra e 13 centimetra.
S rrjedhojë, Hoxha ka arritur të dalë i 37-ti mes 40 atletëve ndërsa duhet theksuar se 3 sportistët që u renditën pas tij, nuk arritën të realizonin asnjë prej 3 provave dhe si rrjedhojë u skualifikuan.
Si përfundim, atleti shqiptar që stërvitet prej shumë vitesh në Finlandë, nuk ka arritur përsëri të kualifikohet në fazën finale të turneut, ku duhet theksuar se 12 më të mirët kalonin hedhjen në 20 metra. Por këtë radhë, nuk u realizua as objektivi i vërtetë i Hoxhës, ai i thyerjes së rekordit kombëtar prej 18 metra e 18 centimetra. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »