|
|
e Shtunë, 04 Gusht 2012 14:10 Oskar Pistorius, atleti me gjymtyrë prostetike nga Afrika e Jugut, ka hyrë në histori duke marrë pjesë me sukses në Londër 2012 dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës së 400 metrave.
Pistorius u bë njeriu i parë me dy gjymtyrë të prera që merr pjesë si në Lojërat Olimpike, ashtu edhe në ato Paralimpike, kur garoi sot në baterinë e parë të kualifikueseve të garës së 400 metrave, duke e mbyllur atë në vendin e dytë me kohën 45.44 sekonda, mjaftueshme për t’i siguruar kalimin në turin tjetër.
25 vjeçari nuk arrti të siguronte normën olimpike për pjesëmarrjen në këtë aktivitet gjatë Kualifikuesve Afrikane, por u zgjodh nga Komiteti Olimpik i vendit të tij për stafetën 4 x 400, duke u bërë automatikisht një pjesëmarrës në garën e 400 metrave. Në stafetën 4 x 400 metra, Pistorius është Nënkampion Bote me Afrikën e Jugut, ndonëse nuk mori pjesë në finale.
“Isha shumë nervoz sot në mëngjes. Faleminderit të gjithëve për mbështeten e tyre. Nuk e dija nëse duhej të festoja apo të qaja, ishin emocione të përziera. Kjo ishte një eksperiencë e shkëlqyer”, ishin fjalët e Pistorius pas garës, ndërsa publiku në Stadiumin Olimpik u ngrit në këmbë dhe i dhuroi atij një duartrokitje të gjatë.
Koha e Pistorius ishte e 16-ta mes pjesëmarrësve në kualifikuese, ndërsa nga gara ka dalë kampioni olimpik në fuqi, LaShoun Merrit, i cili u tërhoq pasi nuk u riaftësua në kohë nga një dëmtim i marrë pak ditë më parë në stërvitje. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »