|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 12:38 Turneu i basketbollit në Londër 2012 ka marrë një kthesë të pakëndshme, në momentin kur kanë filluar sfidat vendimtare. Në takimet e fundi në grup, kanë rënë në sy dy ndeshjet shumë problematike, ajo mes SHBA de Argjentinës, si dhe ajo mes Spanjës e Brazilit.
Te e para, amerikanët kanë fituar me rezultatin 126-97, por takimi është kthyer në një betejë mes palëve, me lojë fizike, të shtyra dhe goditje të palejuara, ku u përfshinë edhe lojtarë si Pol, Xhejms, Entoni e Xhinobili. Ndeshja në vetvete ishte e bukur, me SHBA që shkoi në pushimin e ndeshjes në avantazhin e vetëm një pike, 60-59, por në pjesën e dytë dominoi falë formës së shkëlqyer të Kevin Durant që shënoi 28 pikë në këtë sfidë, kryesisht me gjuajtjet për tri pikë.
Ndërkohë, ka shpërthyer një debat i ashpër për humbjen e planifikuar të Spanjës përballë Brazilit me rezultatin 88-82. Spanjollët humbën për të dalë të tretët në grup dhe për të evituar një përplasje në çerekfinale me SHBA, ndonëse kishin premtuar se do të bënin maksimumin në këtë turne edhe nëse binin përballë amerikanëve. (LajmeShqip.com)a
Çerekfinalet
08.08.2012
Brazil-Argjentinë 21:00
SHBA-Australi 23:15
Francë-Spanjë 17.15
Rusi-Lituani 13:00
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »