|
|
e Hënë, 13 Gusht 2012 14:41 Kampiones olimpike në hedhjen e gjyles, bjelloruses Nadeja Ostapçuk, i është hequr menjëherë medalja e artë e marrë në Londër 2012 pasi ka rezultuar pozitive në dy teste antidoping.
Atletja rezultoi pozitive ndaj substancës së quajtur metenolon gjatë testimeve të zhvilluara me datë 5 dhe 6 gusht, ndërsa rezultati i saj është cilësuar i parregullt dhe është skualifikuar nga gara.
Si rrjedhojë, medalja e artë i ka kaluar Valeri Adams të Zelandës së Re, rusja Evgenia Kolodko ka marrë medaljen e argjendtë dhe Liajiao Gong e Kinës ka marrë tashmë medaljen e bronztë, pasi në garë ishte renditur e katërta.
“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bën të ditur se ka skualifikuar, përjashtuar dhe i ka hequr medaljen atletes bjelloruse te hedhjes së gjyles, Nadzeia Ostapçuk. Atletja ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së metenolon në të dy testet që i janë bërë një ditë para garës dhe menjëherë pas saj”, shkruhej në komunikatën e lëshuar nga KON.
31 vjeçarja merrte pjesë për herë të tretë në Lojërat Olimpike, pasi kishte marrë vendin e katërt në Athinë 2004 dhe medaljen e bronztë në Pekin 2008. Ajo arriti të fitonte garën në Londër 2012 me një hedhje 21.36 metra. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »