|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 15:45 Stefan Fek ka hyrë në histori për dy arsye krejtësisht negative në Lojërat Olimpike të Londër 2012. Gjermani që mori pjesë në garën kualifikuese të hedhjes nga trampolina 3 metër, doli i fundit në garë, pasi një nga zhytjet e tij mori notën zero.
Arsyeja është se gjatë ekzekutimit të zhytjes, Fek përfundoi me shpinë në ujë, në atë që mund të cilësohet si tentativa më e dështuar në historinë e Lojërave Olimpike. Ai është kthyer në objekt talljeje aq shumë sa edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bllokon herë pas here publikimin e videos së provës së tij në rrjetet sociale.
Përveç talljes “ndërkombëtare”, Fek ka hyrë në histori si zhytësi i parë që merr notën zero. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »