|
|
e Hënë, 30 Korrik 2012 18:13 Romela Begaj mbyll me një paraqitje shumë të dobët pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike 2012 duke mos arritur jo vetëm të paraqitet denjësisht, por as t’i afrohet niveleve të saj më të larta.
Shtangistja shqiptare e shihte veten si pretendente për medalje dhe i kishte vënë vetes si qëllim që të luftonte për podium. Për këtë arsye, ajo nisi menjëherë pjesëmarrjen e saj në stilin e shkëputjes duke realizuar 101 kilogram në provën e parë. Por ndoshta nga entuziazmi i tepërt për këtë sukses, ajo nuk arriti të çonte shtangën në dy provat e tjera prej 105 kilogram, duke e përfunduar këtë stil në vendin e 6-të, shumë larg kreut dhe pretendimeve.
Kjo ishte një goditje e rëndë për shtangisten shqiptare që edhe në stilin e shtytjes realizoi me sukses provën e parë prej 115 kilogram. Por tentativa e dytë dhe e tretë me peshën 121 kilogram ishte një tjetër dështim për të, duke bërë që të mbyllte shumë shpejt garën dhe të shihte si spektatore luftën për medalje. Ajo u kalua jo vetëm nga thuajse të gjitha peshëngritëset e Grupit A, por edhe nga një shtangiste e Grupit B, duke treguar qartë se në Londër ajo nuk kishte bërë një paraqitje elitare.
Vendi i 11-të në Lojërat Olimpike, me plot 30 kilogram diferencë nga kampionia kineze Li, tregoi qartë që Begaj ishte krejtësisht larg objektivave dhe mundësive të saj, ndoshta edhe për shkak të një taktike të gabuar të zgjedhur nga stafi teknik. Trajnerët e Begajt vendosën të rrezikonin me ngritjen e peshave të mëdha, pa siguruar më parë një rezultat të kënaqshëm për peshëngritësen shqiptare.
Me largimin e Begajt dhe Kelmendit një ditë më parë, Shqipëria ka humbur çdo shpresë për të fituar medalje në këtë Olimpiadë. (LajmeShqip.com)
Bajern, bamirësi me stërvitjet e Guardiolës
Klubi gjerman vendos çmimin 5 euro për dy stërvitjet e para të spanjollit në “Allianz Arena” për të ndihmuar zonat e përmbytura
lexo më shumë »Shkëlqen Japonia, por në fund fiton Italia
Suksesi 4-3 i italianëve çon skuadrën evropiane në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »