|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 10:01 Lojtarët e Koresë së Jugut kanë festuar si të çmendur në fushë pas suksesit 2-0 ndaj Japonisë në ndeshjen e futbollit ku ata jo vetëm fituan një medalje të bronztë olimpike, por edhe i shpëtuan shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vendlindje.
Autoritetet qeveritare të Koresë së Jugut, mendonin se një medalje në turneun e futbollit do të rriste ndjeshëm prestigjin e vendit e për këtë arsye kanë u premtuar lojtarëve se nuk do të ishin të detyruar të bënin shërbimin ushtarak nëse ktheheshin triumfues nga Olimpiada.
Për këtë arsye, festimet pas ndeshjes kanë tejkaluar normalitetin, sipas fjalëve të vetë trajnerit të përfaqësueses Hong Miung-Bo. “Dhomat e zhveshjes u kthyen në një katastrofë. Lojtarët u çmendën dhe filluan të hidhnin gjëra nga të gjitha anët. Unë nuk munda të futesha brenda dhe për këtë arsye kam pritur jashtë derës derisa filloi konferenca për shtyp”, tregoi ai.
Trajneri beson se përjashtimi nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak 21 mujor, do të ndihmojë këto lojtarë të rinj, të cilët këtë periudhë do ia dedikojnë karrierës së tyre si futbollistë.
Vetë trajneri Hong i ka shpëtuar shërbimit ushtarak pasi në vitin 2002 ishte kapiten i kombëtares që arriti deri në gjysmëfinalet e Botërorit të organizuar në bashkëpunim me Japoninë. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »