|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 08:40 Komiteti Olimpik i Belgjikës ka bërë të ditur se ka dërguar para kohe në shtëpi një notare 19 vjeçare duke e larguar nga Fshati Olimpik për “sjellje të papërshtatshme”, ashtu siç kishte bërë disa ditë më parë edhe me një çiklist i cili i shfaq i dehur në publik.
Notarja Fani Lekluise u dërgua në shtëpi që me 3 gusht, por shtypi belg vetëm tani zbuloi arsyet e këtij largimi të një prej notareve premtuese të këtij vendi. Sipas rindërtimit të ngjarjes, ajo është kthyer në gjendje të dehur dhe me shenja hipotermie në orën 3 të mëngjesit në Fshatin Olimpik, ndërsa ishte zhdukur prej disa orësh.
Por vetë 19 vjeçarja ka hedhur poshtë këto akuza duke bërë të qartë se kishte humbur metronë e fundit gjatë vizitës në Londër dhe i ishte dashur të shëtiste në këmbë për rreth 2 orë në kryeqytetin anglez para se të gjente një taksi që ta kthente në Fshatin Olimpik.
Komiteti Olimpik Belg përjashtoi disa ditë më parë edhe çiklistin Gijs Van Hoke, i cili u fotografua në gjendje të pirë duke dalë nga një klub nate, me persona që e tërhiqnin zvarrë pasi ai nuk ishte në gjendje as të ecte. (LajmeShqip.com)
Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »Tahiti realizon ëndrrën, shënon ndaj Nigerisë
Skuadra e vogël me vetëm një futbollist profesionist mundet 6-1 por feston si të kishte shkuar në finale
lexo më shumë »Prandeli: Japonia, favorite përballë Italisë!
Trajneri mendon se dita ekstra e pushimit për aziatikët do t’i ndihmojë përballë të kaltërve
lexo më shumë »Marcelo: Mos flisni për Spanjën sikur është në finale!
Futbollisti brazilian mendon se iberikët kanë ende punë për të bërë që të fitojnë elozhe
lexo më shumë »Murinjo: Lojtarët egoistë nuk kanë vend te Çelsi im
Trajneri i londinezëve tregon qartësisht se nuk do të shohë emrat individualë të lojtarëve të tij
lexo më shumë »