|
|
e Martë, 14 Gusht 2012 10:01 Joakim Lëv e ka cilësuar si absurde pjesën më të madhe të kritikave që ka pësuar kombëtarja gjermane pas eliminimit nga Euro 2012. Tekniku i përfaqësueses ka folur ashpër ndaj mediave që kanë vënë në diskutim edhe ndjenjën e përkatësisë të futbollistëve që nuk këndojnë himnin kombëtar para ndeshjeve.
“Më duket e çuditshme që të bësh akuzën se kur nuk këndon himnin, nuk je një gjerman i mirë. Është gjë e mirë të këndosh himnin por kjo nuk provon që lojtari ka cilësi dhe që është gati të japë gjithçka në fushë. Ne të gjithë jemi të lumtur për atë që ka bërë dhe po bën kjo skuadër për integrimin në Gjermani”, tha Lëv duke iu referuar lojtarëve të shumtë në radhët e kësaj përfaqësueseje që nuk kanë origjinë 100% gjermane.
Tekniku ka pranuar më pas se pakënaqësitë më të mëdha i ka patur pas humbjes në gjysmëfinalen e Euro 2012 përballë Italisë, ku media iu vërsul ashpër ekipit kombëtar.
“I pranoj kritikat dhe mundoj të nxjerr mësime nga ato, por jo të gjitha janë të pranueshme. Para ndeshjes me Italinë, kishim fituar 15 ndeshje zyrtare radhazi, që është një rekord botëror. Do të ecim në të njëjtën rrugë, por kuptohet që do të bëjmë disa korrigjime të nevojshme”.
“Pas Botërorit të Afrikës së Jugut, deshëm të krijonim një ekip që mund të fitojë tituj. Për këtë arsye, humbja me Italinë ishte veçanërisht e dhimbshme. Tani kemi punë për të bërë për të identifikuar gabimet tona dhe për t’i korrigjuar ato në dy vitet e ardhshme”, tha trajneri i përfaqësues gjermane. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »