|
|
e Shtunë, 13 Tetor 2012 09:20 Joakim Lëv ka bërë të qartë se suksesi ndaj Irlandës me rezultatin e thellë 6-1 ishte mëse i merituar. Sipas tij, skuadra la plotësisht pas debatet e ditëve të fundit dhe u përqendrua tërësisht te kjo fitore e merituar.
“Ekipi u përqendrua që në minutat e para, kjo dukej qartë që në stërvitje gjatë gjithë javës. Kur kishim topin, e luanim shumë shpejt para, gjetëm një ekuilibër të mirë në fushë dhe e meritonim plotësisht të fitonim me këtë diferencë golash”.
“Kundërshtarët kishin mungesë imagjinate, luanin vetëm topin e gjatë pa asnjë lloj trysnie ndaj mbrojtjes tonë. Por duhet thënë se ishim shumë më të organizuar në mbrojtje se në ndeshjet e fundit”, tha ai.
Ndërkohë, goli i shënuar nga Miroslav Klose ka bërë që edhe ky i fundit të përjetojë një natë mjaft të veçantë, ku la pas kritikat e shumta që ka marrë gjatë javëve të fundit, sidomos nga presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes.
“Mendoj se dy ndeshjet e para kualifikuese ishin shumë të vështira, por nëse ne përgatitemi si duhet, mund të arrijmë rezultate si ky i sotmi. Është një gjë e bukur që kontribuova me gol në ndeshjen time të 125-të me kombëtaren. Por nuk dua të komentoj kritikat e Uli Hënes. Shumë gjëra janë shkruar, por unë preferoj të mbaj gojën mbyllur dhe të përqendrohem te futbolli”, tha sulmuesi veteran i Gjermanisë që mbetet alternativa e parë në repartin e avancuar për trajnerin Lëv. (LajmeShqip.com)
GRUPI C
Kazakistan-Austri 0-0
Ishujt Faroe-Suedi 1-2
57’ Baldvinson / 65’ Kaçanikliç, 75’ Ibrahimoviç
Irlandë-Gjermani 1-6
90’ Keou / 32’, 40’ Reus, 55’ (p) Ozil, 58’ Klose, 61’, 83’ Kros
Renditja: Gjermani 9 pikë, Suedi 6, Irlandë 3, Austri 1, Kazakistan 1, Ishujt Faroe 0.
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »