|
|
e Diel, 30 Shtator 2012 21:54 Kthehet Reali i frikshëm, ajo skuadër që në sezonin e kaluar dominoi kampionatin në Spanjë duke kaluar pa vështirësi çdo kundërshtar. U desh ndeshja e javës së 6-të të kampionatit ndaj Deportivo La Korunjas për të parë edhe një herë atë skuadër, që më në fund ka kënaqur edhe trajnerin Murinjo në suksesin 5-1.
Ndonëse në 20 minutat e para u shfaqën fantazmat e ndeshjeve të kaluara, sidomos pas avantazhit të miqve me Riki, një paraqitje e shkëlqyer e dyshes Di Maria-Krsitiano Ronaldo zgjidhi problemet e madrilenëve. Argjentinasi fitoi një 11-metërsh të transformuar saktësisht nga Kristiano Ronaldo, shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe më pas dha një pasim për golin e tretë të shënuar po nga Kristiano Ronaldo, për të mbyllur pjesën e parë me avantazhin 3-1 të madrilenëve.
Në pjesën e dytë, një gol i Pepe dhe një tjetër gol me penallti i Kristiano Ronaldo vulosin suksesin 5-1 të madrilenëve në këtë sfidë, duke kthyer në 8 pikë diferencën me Barcelonën që mban kreun e renditjes së klasifikimit në Spanjë, por më e rëndësishmja duke u kthyer përsëri në ekipin e rekordeve të një sezoni më parë. (LajmeShqip.com)
Primera Division
Java 6 / Rezultatet
Granada-Selta Vigo 2-1
11’ (p) Sikuiera, 17’ Torje / 20’ Aspas
Real Vajadolid-Rajo Vajekano 6-1
10’ Bueno 13’, 86’ Gonçalves, 21’, 56’ Gonzalez, 37’ Rukavina / 5’ Dominguez
Osasuna-Levante 4-0
55’ Armenteros, 82’ Lamah, 89’ (p) Timor, 90’+2’ Nino
Real Madrid-Deportivo La Korunja 5-1
23’ (p), 44’, 84’ (p) Kristiano Ronaldo, 38’ Di Maria, 66’ Pepe / 16’ Riki
RENDITJA: Barcelona 18 pikë, Malaga 14, Atletiko Madrid 13, Majorka 11, Sevilja 11, Real Madrid 10, Betis 9, Real Sociedad 9, Valencia 8, Rajo Vajekano 7, Levante 7, Selta Vigo 6, Real Saragoza 6, Deportivo La Korunja 6, Real Vajadolid 9, Granada 5, Atletik Bilbao 5, Osasuna 4, Getafe 4, Espanjol 1.
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »