|
|
e Shtunë, 25 Gusht 2012 11:40 Ksavi Hernandez beson se tashmë situata mes Barcelonës dhe Real Madrid i është kthyer normalitet, pasi në “El Clasico” të fundit nuk kishte skena nervozizmi të theksuar si në ndeshjet e mëparshme.
“Kemi folur më përpara me Iker dhe Pujol rreth tensionit që lind në këto ndeshje. Por ato janë normale, është fryma e sportivitetit. Në vitet e kaluara kishte më shumë tension se normalisht dhe tani fatmirësisht situata është qetësuar. Edhe pse të gjithë duam të fitojmë, kthimi në normalitet është i mirë për të gjithë, për futbollin në përgjithësi”, tha mesfushori i Barcelonës.
Sipas tij, katalanasit e kishin merituar fitoren në sfidën e parë dhe kishin treguar se ishin superiore ndaj Realit.
“Janë dy vizione të ndryshme për të parë futbollin. Ne ishim më të freskët fizikisht, dominuam në mbajtjen e topit, krijuam raste dhe ishim superiorë. Më shumë se rezultati, na kënaqi momenti që po kalojmë. Ishim superiorë ndaj Realit dhe kush e ka parë ndeshjen mund ta shihte lehtësisht këtë gjë”.
“Murinjo ka ankesa ndaj gjyqtarëve? Më çudit pak por kështu është”, përfundoi futbollisti i Barcelonës. (LajmeShqip.com)
Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »Borusia jep 150 mijë euro për lojtar nëse fiton Champions
Por lojtarët e Bajern kanë siguruar që tani 200 mijë euro vetëm se kanë mbërritur në finale
lexo më shumë »Lampard: Nuk u bëra asnjëherë mik me Benitez!
Mesfushori pranon se ka kaluar 6 muaj të vështirë nën drejtimin e trajnerit spanjoll
lexo më shumë »San Antonio i mbijeton Memfis në kohën shtesë
Teksanët çojnë në 2-0 avantazhin e tyre në serinë finale të Konferencës së Perëndimit
lexo më shumë »“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »