|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 14:10 Fitorja e Bredli Uigins në Turin e Francës dhe më pas e 8 medaljeve të arta në çiklizmin e rrugës dhe atë të pistës në Lojërat Olimpike, e ka kthyer këtë sport në atë më tërheqësin në Britaninë e Madhe.
Ndaj këtë krenari kombëtare e ka mbrojtur edhe kryeministri anglez, Devid Kameron, i cili ka zbuluar se si është tallur me francezët, të cilët kanë marrë vetëm 3 medalje të argjendta në të njëjtat disiplina dhe nuk e durojnë faktin që britanikët janë më të mirë.
“Francezët po tërbohen, nuk e pranojnë një fakt të tillë. Më intervistuan në një televizion francez një ditë më parë dhe praktikisht na akuzuan se po mashtronim në çiklizëm. Më duket se nuk i kapërdinë dot flamujt britanikë në Shamps Elize”, tha Kameron duke iu referuar triumfit të Uigins në Turin e Francës.
Më pas ai sqaroi se ishte tallur me francezët edhe për akuzat e mashtrimit, për faktin se firma që prodhon biçikletat me të cilat garojnë çiklistët e Britanisë ë së Madhe, është franceze.
“Ju francezët duhet ta dini sekretin tonë, pasi jeni ju ata që i prodhojnë rrotat tona. Ju e dini që ato janë rrumbullake. Ecin shpejt sepse ne pedalojmë më fort”, ishte batuta e kryeministrit britanik në televizionin francez. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »