|
|
e Premte, 05 Tetor 2012 13:11 Legjenda e Barcelonës, Johan Krujf, ka deklaruar se kampionët në fuqi të Real Madrid nuk kanë luksin të munden në “Kamp Nou” të dielën përballë ekipit katalanas. Kur janë luajtur vetëm 6 ndeshje kampionati, skuadra e Zhoze Murinjos ka një disavantazh prej 8 pikësh nga Barcelona që kryeson renditjen me pikë të plota dhe një humbje në “El Clasico” do ta komplikonte më shumë situatën.
“Normalisht, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në fillimin e sezonit, por mendoj se këtë radhë Madridi është më në rrezik se kurrë, pasi është shumë mbrapa në renditje”, tha Krujf për “Sky Sports”.
“Nëse humbin këtë ndeshje është sikur t’u bjerë gjithë bota mbi kokë. Këto janë ndeshjet të cilave u frikësohem më shumë. Madridi do të bëjë më shumë se maksimumin për të ndryshuar situatën”.
“Vetë Murinjo do të jetë nën një trysni të madhe pas të dielës nëse skuadra e tij mundet. Pastaj do të fillojnë problemet. Ndeshja mund të jetë vendimtare. Nëse mundet, do të jetë shumë pas Barcelonës në renditje dhe për këtë situatë nuk ka asnjë justifikim”, tha Krujf. (LajmeShqip.com)
Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »Borusia jep 150 mijë euro për lojtar nëse fiton Champions
Por lojtarët e Bajern kanë siguruar që tani 200 mijë euro vetëm se kanë mbërritur në finale
lexo më shumë »Lampard: Nuk u bëra asnjëherë mik me Benitez!
Mesfushori pranon se ka kaluar 6 muaj të vështirë nën drejtimin e trajnerit spanjoll
lexo më shumë »San Antonio i mbijeton Memfis në kohën shtesë
Teksanët çojnë në 2-0 avantazhin e tyre në serinë finale të Konferencës së Perëndimit
lexo më shumë »“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »