|
|
e Shtunë, 04 Gusht 2012 09:20 Kriza ekonomike botërore ka ndikuar rëndë shumë vende, duke bërë që shtete të ndryshme të mendojnë për të shkurtuar bonuset që përftojnë atletët për medaljet në Lojërat Olimpike. Për këtë arsye, ka krijuar shumë bujë fakti se një nga shtetet e goditura më rëndë nga kriza ekonomike, Italia, është ai që paguan më shumë për medaljet.
Italianët paguajnë 182400 dollarë për çdo medalje të artë, që do të thotë se vetëm për 4 të artat e siguruara deri tani, shteti italian do t’u paguajë atletëve rreth 730 mijë dollarë.
Në vendin e dytë është Rusia, me rreth 135 mijë dollarë për medaljen e artë, ndërsa Franca mban vendin e tretë duke paguar mbi 65 mijë dollarë.
Vendi mikpritës, Britania e Madhe, nuk u jep asgjë atletëve. Kjo do të thotë se çiklisti Bredli Uigins, apo vozitëset Helen Glover dhe Hedher Staning, të gjithë fitues së medaljes së artë në këtë edicion, do të përfitojnë vetëm një falënderim publik, me shpresën që ndonjë sponsor do të kujtohet për ta dhe do të investojë për sukseset e radhës.
Sipas asaj që kanë mësar mediat botërore, Kina do të shpërblejë me 31400 dollarë fituesit e medaljes së artë, Japonia me 39500 dollarë, Kanadaja me 20000 dhe Gjermania me rreth 19500 dollarë.
Në SHBA, fituesit e medaljes së artë marrin 25 mijë dollarë, 15 mijë dollarë shpërblehet medalja e argjendtë dhe 10 mijë dollarë jepen për medaljen e bronztë, por këto para paguhen nga Komiteti Olimpik Amerikan dhe jo nga shteti. Një senator amerikan ka ndërmarrë një nismë që shteti të ndihmojë atletët, duke aprovuar një ligj që heq taksat në partë që marrin sportistët nga medaljet olimpike.
Mjafton të kujtosh që adoleshentja Misi Frenklin, që është ende në shkollë të mesme dhe cilësohet sportiste amatore, i detyrohet deri tani shtetit amerikan rreth 14 mijë dollarë në taksa për medaljet që ka marrë në Lojërat Olimpike. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »