|
|
e Martë, 04 Shtator 2012 10:01 Kristiano Ronaldo ka lëshuar sinjalin e parë se është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve me Real Madrid për përmirësimin e kontratës së tij. Futbollisti, që i është bashkuar dje kombëtares portugeze, u ka komunikuar shokëve të tij se gjithçka mund të rregullohet.
“Ka një zgjidhje për çdo gjë”, ishte mesazhi që Kristiano Ronaldo ka dërguar në adresë të klubit, duke pritur që gjatë këtyre ditëve që ai është me kombëtaren, klubi të mendojë si të bëjë gati rinovimin dhe përmirësimin e kontratës së tij.
Kristiano Ronaldo mendon se klubi i detyrohet atij një mirënjohje publike për paraqitjet që ka bërë me fanellën e kësaj skuadre që në vitin 2009, gjë që nuk ka ndodhur deri tani dhe që ai ia ka kërkuar publikisht edhe presdientit të madrilenëve, Florentino Perez. Lojtari dëshiron që të ketë status të njëjtë me atë të Mesit te Barcelona, i dashur dhe i mbrojtur nga shokët e skuadrës, drejtuesit e tifozeria.
Portugezi e kuptoi që nuk gëzonte këtë status kur pak kohë më parë, një nga miqtë e tij më të ngushtë te Reali, braziliani Marcelo, deklaroi se ishte Mesi futbollisti më i mirë në botë dhe se “Topin e Artë” e meritonte vetëm Iker Kazijas. Më shumë se gjysma e ekipit mendon se është portieri ai që meriton të marrë këtë trofe individual për sukseset me klubin e kombëtaren, ndërsa vetëm Zhoze Murinjo shprehet publikisht që trofeu t’i shkojë bashkëkombësit të tij. Te Barcelona, një gjë e tillë nuk ndodh, pasi të gjithë publikisht flasin gjithmonë vetëm në favor të Mesit.
Nuk është hera e parë që Kristiano Ronaldo e bën një gjë të tillë, pasi te Mançester Junajtid ai ka patur një rekord mjaft origjinal, sepse kontrata e tij është rinovuar 5 herë në 6 sezone. Sa herë që lojtari shkëlqente me fanellën e “djajve të kuq”, ai shprehte pakënaqësi dhe detyronte drejtuesit e skuadrës që t’i përmirësonin kontratën ekzistuese, gjë të cilën ai shpreson ta bëjë realitet edhe te Real Madrid, sepse dëshiron të jetë gjithmonë futbollisti më i paguar në botë.
Ndërkohë, menaxheri i tij Horge Mendes, ka bërë të qartë që të gjithë dinin shqetësimet e Ronaldos, por ishte në dorën e futbollistit nëse do të bënte publike mendimet e tij apo jo. “Këto deklarata nuk më gjejnë të papërgatitur, pasi e dija situatën, por është në dorën e tij nëse dëshiron t’i bëjë publike mendimet e tij”, tha menaxheri i cili konfirmoi se klubi ishte në dijeni të situatës para të dielës, kur futbollisti shprehu publikisht pakënaqësitë para ndeshjes me Granada. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »