|
|
e Mërkurë, 20 Qershor 2012 10:01 Kompania irlandeze e basteve sportive, “Paddy Power”, deklaroi se do të ishte ajo që do të paguante gjobën që UEFA i vuri Niklas Bendtner, pasi ky i fundit tregoi një palë mbathje që mbanin si mbishkrim emrin e kësaj kompanie ndërsa po festonte një nga golat e shënuar kundër Portugalisë.
Sulmuesi u gjobit me 100 mijë euro për këtë veprimi dhe u pezullua një ndeshje ndërkombëtare. Dënimi u cilësua shumë i ashpër, pasi UEFA nuk ka gjobitur kaq rëndë as sjelljet raciste, ku ajo e fundit e tifozëve kroatë kundër Mario Balotelit u ndëshkua me 80 mijë euro gjobë.
Kompania irlandeze e publikoi vendimin e saj, duke e cilësuar një gjest argëtimi të lojtarit dhe se realisht nuk kishte patur një kontratë sponsorizimi me të.
“Ne kemi vendosur të paguajmë faturën e gjobës. “Paddy Power” do t’i paguajë gjobën shumë të kripur prej 100 mijë eurosh që ka vendosur UEFA për Bendtner. Nuk mendojmë se Niklas duhet të penalizohet për veshjen e mbathjeve të tija me fat, për të cilat mendojmë se ishte diçka argëtuese”, shkruhej në deklaratën e kësaj kompanie.
Vetë Bendtner ka deklaruar se nuk kishte bërë asgjë me qëllim dhe se këto mbathje i përdorte për fat kur luante me kombëtaren. (LajmeShqip.com)
Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »Tahiti realizon ëndrrën, shënon ndaj Nigerisë
Skuadra e vogël me vetëm një futbollist profesionist mundet 6-1 por feston si të kishte shkuar në finale
lexo më shumë »Prandeli: Japonia, favorite përballë Italisë!
Trajneri mendon se dita ekstra e pushimit për aziatikët do t’i ndihmojë përballë të kaltërve
lexo më shumë »Marcelo: Mos flisni për Spanjën sikur është në finale!
Futbollisti brazilian mendon se iberikët kanë ende punë për të bërë që të fitojnë elozhe
lexo më shumë »Murinjo: Lojtarët egoistë nuk kanë vend te Çelsi im
Trajneri i londinezëve tregon qartësisht se nuk do të shohë emrat individualë të lojtarëve të tij
lexo më shumë »