|
|
e Mërkurë, 12 Shtator 2012 12:46 Granit Xhaka ka humbur në pjesën e dytë të ndeshjes një rast të shkëlqyer për të shënuar golin e 3-0 dhe për të mbyllur përfundimisht ndeshjen me Shqipërinë. Por në momentet e fundit, ai ka hezituar dhe topi ka përfunduar në duart e Ujkanit që ka larguar rrezikun. Pamjet filmike kanë treguar një buzëqeshje të lehtë të mesfushorit shqiptar të Zvicrës, i cili më pas është ngushëlluar nga Derdiok që i kishte pasuar topin.
Por në këto momente, komentatori Sasha Rufer, i televizionit zviceran që transmetonte ndeshjen, nuk ka ngurruar të krijojë polemika për këtë rast të humbur.
“Çfarë ndodhi këtu me Xhakën? Kishte vetëm nevojë të shtynte topin në rrjetë!”. Në përfundimin e ndeshjes, duke komentuar përsëri këtë rast, ai ka lëshuar akuzën kundër mesfushorit shqiptar që luan me Zvicrën. “Xhaka nuk ishte i mërzitur se nuk arriti t’i shënonte gol Shqipërisë”, tha ai, duke aluduar se mesfushori me numrin 10 e kishte humbur me dashje atë rast para Ujkanit.
Lojtari shqiptar, pas ndeshjes e ka komentuar këtë moment si pjesë normale të lojës. “Nuk arrita ta kontrolloj mirë topin. Por për mua nuk është e rëndësishme që nuk shënova gol. Është e rëndësishme vetëm që skuadra arriti të fitojë. Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për mua. Për herë të parë në karrierën time më kanë vërshëllyer tifozët. Nuk ishte luftë, ishte një ndeshje futbolli”, ishin fjalët e Granit Xhakës. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »