|
|
e Hënë, 24 Shtator 2012 09:20 Tifozët e Borusia Dortmund protestuan gjatë humbjes 3-2 ndaj Hamburgut në një përpjekje për të treguar pakënaqësinë e tyre si ndaj rezultateve të skuadrës, ashtu edhe ndaj drejtuesve të saj për çmimet e biletave.
Pas ndeshjes, trajneri Klop deklaroi se simpatizonte tifozët e skuadrës rreth shqetësimeve të tyre dhe nxiti drejtuesit e klubit që të punonin për një kompromis rreth çmimit të biletave të ndeshjeve.
“Kush e di çfarë duhet të durojnë këto njerëz për të ardhur këtu dhe për të na mbështetur në stadium? Nëse 1 mijë tifozë largohen nga stadiumi, mendoj se shqetësimet e tyre duhet të jenë të mëdha. Duhet të ketë bisedime dhe ato ose nuk janë zhvilluar deri tani, ose nuk kanë qenë të duhurat”, tha Klop.
Shumëkush ka filluar të bëjë krahasime me sezonin e kaluar, ku Borusia Dortmund mori vetëm 7 pikë në 6 ndeshjet e para dhe këtë nisje nën ritmin normal të kampionatit e cilëson si ogur të mirë për një titull të tretë radhazi.
“Në teori, tani mund të fillojmë një tjetër seri të gjatë pathyeshmërie. Ekziston gjithmonë paralelizmi me vitin e kaluar. Është e qartë për të gjithë se potenciali ynë i plotë do të shfaqet në vazhdimësinë e sezonit. Ju garantoj që nuk kam drejtuar kurrë një skuadër e cila ishte në maksimumin e saj në pesë javët e para të kampionatit”, përfundoi trajneri i kampionëve të Gjermanisë. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »