|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 11:40 Tani të gjithë e kanë kuptuar se projekti kinez i Lojërave Olimpike nuk ka qenë vetëm ai i një përfaqësimi sa më dinjitoz në aktivitetin e organizuar vetë në Pekin në vitin 2008, por për të dominuar sportin botëror.
“Qëllimi i Kinës është të fitojë çdo medalje të mundshme, në çdo disiplinë”, ka paralajmëruar Xhef Rufolo, një amerikan që ka punuar për qeverinë kineze duke planifikuar aktivitete të ndryshme sportive, përfshirë Pekin 2008. “Shihni se çfarë do të ndodhë në Rio 2016, shihni se çfarë do të ndodhë në 2020. Kinezët duan t’i provojnë botës së sistemi i tyre është më i miri”.
Që nga viti 1984 kur Kina lejoi rikthimin e përfaqësuesve të saj në Lojërat Olimpike, progresi ka qenë i jashtëzakonshëm. Në Los Anxhelos, Kina fitoi vetëm 32 medalje, ndërsa në Pekin kjo shifër shkoi në 100, një sukses i pabesueshëm për këtë vend. Por sigurimi i medaljeve tani është bërë aq i rregullt sa pritet që atletët kinezë të vazhdojnë dominimin në disiplina të ndryshme për shumë Olimpiada në vazhdim.
Rufolo ka treguar se gjithçka vjen falë investimeve të vazhdueshme dhe kërkimit të vazhdueshëm për përmirësim që bëjnë kinezët ndaj garuesve të tyre, jo vetëm atyre që janë në vendet e para, por edhe atyre që janë gati t’i zëvendësojnë në të ardhmen.
Për të parë gjendjen reale të atletëve të tyre, qeveria kineze ka sponsorizuar në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet si Lojërat Aziatike, Lojërat Botërore Universitare, apo kampionatet botërore të të gjitha sporteve, duke shfrytëzuar maksimalisht kohën brenda katervjeçarit të Lojërave Olimpike. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »