|
|
e Hënë, 30 Korrik 2012 09:20 Spektatorët në garat e skermës dhe biçikletave BMX gjatë Olimpiadës, mund të gjenden përballë një surprize të vërtetë kur mes spektatore të shohin ish-rekordmenin botëror të vrapimit në 100 metra, Karl Luis.
Atleti amerikan, i pranishëm në Londër si opinionist për media të ndryshme, ka zbuluar se i ka vënë si qëllim vetes të shohë çdo sport olimpik të mundshëm të paktën në një garë.
Ai ka ndjekur nga afër të katër edicionet e Lojërave Olimpike që nga momenti kur doli në pension, ndërsa tani dëshiron që të jetë më i përfshirë.
“Ajo që dashuroj më shumë rreth Olimpiadave është numri i sporteve të ndryshme. Sa herë që vi në një Olimpiadë, mundohem të zgjedh një sport të ri dhe këtë vit kam zgjedhur BMX dhe skermën. Nuk kam zgjedhur sportet e pistës në atletikë pasi po shoh ato sporte të cilëve u kam qëndruar më larg si atlet”, tregoi Luis.
Sipas tij, Olimpiada e Londrës mund të jetë një nga më të bukurat edhe për faktin se kushtet atmosferike në kryeqytetin e Anglisë nuk janë nga më perfektet. Kjo mund të sjellë surpriza edhe në garën e tij të preferuar, finalen e 100 metrave, të parashikuar me 4 gusht.
“Shihni sa fresk bëhet gjatë darkës. Kjo ndryshon disi dinamikën e garave. Finalja e 100 metrave do të jetë interesante dhe do të ketë surpriza”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »