|
|
e Hënë, 23 Korrik 2012 16:01 Zhoze Murinjo dhe Rikardo Kaka janë takuar gjatë ditës së sotme në “Santiago Bernabeu” për të përcaktuar përfundimisht të ardhmen e lojtarit brazilian. Ish-“Topi i Artë” në vitin 2007 dëshiron të dijë se çfarë duhet të presë nga ky sezon dhe sipas shtypit spanjoll, përgjigjet që i ka dhënë Murinjo nuk kanë qenë ato që priste.
Sipas “La Sexta”, Murinjo i rekomandoi Kaka që të pranonte ndonjë nga ofertat që i kanë ardhur nga klubet e MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto klube ai mund të mbajë rrogën e tij aktuale. Në të kundërt, i është kërkuar lojtarit që të ulë ndjeshëm pretendimet ekonomike për t’u kthyer të luajë në Brazil, aty ku vazhdon të jetë një idhull i tifozerisë, po ku klubet nuk kanë aq shumë para sa për të paguar 9 milionë eurot që përfiton aktualisht. Me pak fjalë, trajneri i ka bërë të ditur brazilianit se është i padëshiruar dhe se nuk bën pjesë në planet e tij, ndaj bën mirë të largohet dhe të gjejë një klub ku të luajë.
Duhet kujtuar se Reali e pagoi Kaka 65 milionë euro tre sezone më parë kur e bleu nga Milan, ndërsa tani kërkon të përfitojë gjysmën e këtyre parave, me shpresën që të shërbejnë për të blerë Luka Modriç nga Totenhem.
Si Kaka, ashtu dhe Murinjo, nuk kanë lëshuar deklarata pas largimit nga ambientet e klubit, por duhet theksuar se futbollisti brazilian ishte i shoqëruar nga babai i tij, Bosko Leite, i cili është njëkohësisht edhe menaxher i futbollistit në fjalë. (LajmeShqip.com)
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »