Superylli i Real Madridit, braziliani Ricardo Kaka, tha se edhe për disa vite do të jetë në Evropë, duke lënë të kuptohet se edhe për së paku një vit do të jetë në Real Madrid.
Ricardo Kaka deklaroi se, pas largimit nga Reali do të shkoj në një klub evropian dhe se nuk do të kthehet në Brazil.
“E vërteta është se unë dua të vazhdoj të luaj për Real Madridin dhe si duket unë do ta bëjë këtë gjë edhe në sezonin e ardhshëm”, tha Kaka.
Më tutje, për “Globoesporte”, Kaka ka deklaruar se, në vitet e ardhshme, synim i tij është që të luajë në një klub evropian, pasi, sikurse thotë ai, rikthimi në Brazil nuk është në kokën e tij.