|
|
e Shtunë, 18 Gusht 2012 12:30 Juventusi ka vendosur të pranojë ofertën e PSZH për të shitur Stefen Lihtshtajner. Futbollisti zviceran po ndiqet me ngulm nga parisienët që kërkojnë një përforcim cilësor për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Juventusi e mori lojtarin një vit më parë nga Lacio për 10 milion euro, ndërsa tani mund të përfitojë të paktën 15 milionë euro nga shitja e tij.
Për më tepër, bardhezinjtë nuk kanë nevojë të kërkojnë një zëvendësues mëse të vlefshëm për këtë pozicion, pasi kanë në skuadër Kaceres e Isla, të cilët luajnë në të njëjtin pozicion.
Skuadra torineze është gati të pranojë edhe një tjetër ofertë, atë për shitjen e Reto Zigler, i cili kërkohet nga Stouk për 3 milionë euro. Lojtari nuk bën pjesë në planet e skuadrës bardhezi dhe do të pranonte menjëherë të largohej drejt një klubi ku ka mundësinë të luajë si titullar.
Me paratë e siguruara nga këto dy shitje, duke i shtuar edhe ato për Felipe Melo nga Gallatasaraj, Juventus do të kishte një shifër të kënaqshme për të investuar për blerjen e Lorente apo Jovetiç para mbylljes së merkatos së verës, duke afruar në ekip “yllin” që u është premtuar tifozëve. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »