Mes Juventusit dhe Realit të Madridit po bëhen gati shumë shkëmbime, për të cilat flet edhe specialisti i merkatos, Gianluca Di Marzio.
Këto shkëmbime lehtësohen nga raportet shumë të mira të Florentino Perez me Juventusin dhe nga vënia e Zizous në drejtimin teknik të skuadrës.
Një nga shkëmbimet më të mundshme është Felipe Melo-Lass Diarra. Diarra nuk gjendet mirë në Madrid dhe kërkon të largohet, kurse Melo ka qenë në dëshirat e Mou, që në kohën e Interit.
Melo po errësohet shumë nga blerjet e reja dhe duket se nuk është gur i rëndësishëm në fushën e Conte.
Një tjetër lojtar që mund të largohet dhe që do të ishte i mirëpritur në Torino është Arbeloa, një mbrojtës që luan në të gjitha rolet e prapavijës.
Së fundmi po merr formë edhe ideja Drenthe, të cilin Mourinho ka urdhëruar që ta shesin. Edhe pista Benzema nuk duhet përjashtuar krejtësisht, pa parë pikësëpari se kush do të vijë në Madrid në këtë merkato.