|
|
e Diel, 24 Qershor 2012 17:37 Karsten Janker ka treguar se inatoset sa herë që dëgjon debat mbi sulmuesin që duhet të luajë si titullar në radhët e Gjermanisë, Mario Gomez apo Miroslav Klose. Gomez ishte titullar në tre ndeshjet e para dhe udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit me tre golat e tij, ndërsa Klose shënoi në sfidën kundër Greqisë në çerekfinale ku ishte ai titullar.
Sipas Janker, gjermanët duhej të linin këto debate dhe të ishin mirenjohës ndaj fatit që kanë dy sulmues kaq të mirë në kombëtare.
“Ky debat më inatos. Pse duhet vënë në diskutim gjithmonë zgjedhja e trajnerit? Joakim Lëv ka treguar vazhdimisht që ka gjithmonë të drejtë. Pse duhet të zihemi mes një sulmuesi që ka shënuar 3 gola në këtë turne dhe një tjetri që shënon për këtë kombëtare që nga dita që ka debutuar me të? Lë t’i lëmë pas kaheve këto debate dhe të jemi shumë të lumtur që kemi në dispozicion dy sulmues të një niveli kaq të lartë”, tha ai.
Sipas tij, Gjermania do të kalojë në finalen e turneut, pavarësisht skuadrës që do të ketë përpara në gjysmëfinale. “Ndaj Italisë ne duhet të fitojmë 2-1, ndërsa kundër Anglisë e kemi më të lehtë, fitojmë 3-1”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Danimarkë-Gjermani 1-2
24’ Krohn Dehli / 19’ Podolski, 80’ Bender
Çerekfinalet
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »