|
|
e Mërkurë, 22 Gusht 2012 14:53 Antonio Kasano nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për kontratën dyvjeçare që ka nënshkruar me skuadën e Interit, duke pranuar publikisht se ishte një tifoz i kësaj skuadre, ndonëse në vitet e fundit kishte luajtur për rivalët e urryer të Milanit.
“Faleminderit Interit, pas një përjetësie arrita të skuadra me të cilën jam tifoz”, tha futbollisti në ditën e tij të parë si zikaltër. “Për mua është e rëndësishme, nëse bën tifo për një skuadër dhe pastaj arrin të luash për të, ky është maksimumi. Sinqerisht që mu kthye buzëqeshja”.
“Tani gjëja më e rëndësishme për mua është të jem në gjendje të luaj që në ndeshjen e parë kundër Peskaras. Çfarë numri do të mbaj? 99, ia kam thënë drejtuesve të skuadrës, jam i lidhur me atë numër ndonëse e kam mbajtur edhe në skuadra të tjera. Po përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë interistët si unë”, tha Kasano në fjalët e tij të para si futbollist i kësaj skuadre, pasi ishte takuar me një pjesë të shokëve të rinj të ekipit.
Lojtari i përfaqësueses italiane ka nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme, ku përveç rrogës 3 milion euro në sezon, do të përfitojë të ardhura të ndjeshme nga bonuse të ndryshme, ku më i çuditshmi është a i një premioje sa herë që fiton 11 metërsha.
Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka qenë sot i pranishëm në qendrën stërvitore për të përshëndetur të sapombërriturin Kasano, por edhe mesfushorin Gargano që u ble nga Napoli. (LajmeShqip.com)
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »