Deri në momentin e fundit dukej se Interi kishte arritur marrëveshje me Fabio Capellon, ku drejtori i përgjithshëm i Interit, Marco Branka kishte deklaruar se bisedimet mes Interit dhe Capellos po shkonin drejt udhës së mbarë dhe nga momenti në moment pritej vetëm zyrtarizimi.
Por, kjo gjë nuk ndodhi pasi ka ndërhyrë vetë Federata Angleze e Futbollit ku ka thënë fjalën e fundit, duke e blinduar Capellon tek Kombëtarja Angleze deri në përfundim të kontratës.
Kjo ka bërë që Interi dhe Moratti të mendojë seriozisht për të gjetur një trajner për ekipin e tij, ku tashmë kanë ngelur shumë pak alternativ.