|
|
e Mërkurë, 15 Gusht 2012 16:57 Merkatoja kursimtare e Interit ka shtyrë zikaltërit që të largojnë një futbollist sa herë që kërkojnë të afrojë një tjetër. “Sakrifica” e radhës është portieri brazilian Hulio Cesar, i përfunduar jashtë skuadre dhe që është zëvendësuar prej kohësh nga Handanoviç.
Inter pret me padurim që futbollisti të nënshkruajë për Totenhemin, pasi do të ishte i gatshëm të linte të lirë lojtarin për të shpëtuar nga dy vitet që i kanë mbetur në kontratën ekzistuese.
Me largimin e Hulio Cesar, Inter do të kursente rreth 15 milionë euro nga rroga e tij, para që do të investohen menjëherë në blerjen e mesfushorit Nigel De Jong nga Mançester Siti. Holandezi është lënë i lirë nga klubi anglez që ka blerë në vend të tij Xhek Roduell, e si rrjedhojë, kërkon një skuadër elitare për të vazhduar karrierën. Çmimi i tij është rreth 8 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e parave të kursyera nga rroga e Hulio Cesar do të përdoren për të paguar rrogën e tij.
Bëhet fjalë për një marrëveshje trevjeçare me lojtarin që është mik i Uesli Shnajder, ndërmjetës në këtë transferim, ndërsa do të përfitojë më pak se 4 milion euro në vit.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë se kush do të mbulojë rolin e sulmuesit në krah që kërkon me ngulm Stramaçioni për skemat e tij. Mendohet se edhe ky lojtar do të sigurohet pa shpenzime, nëpërmjet një shkëmbimi me Pacinin që për momentin është jashtë planeve të klubit zikaltër. (LajmeShqip.com)
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »