|
|
e Diel, 07 Tetor 2012 21:51 Interi ka arritur të fitojë derbin e tretë radhazi, por ajo që është më e rëndësishme, të marrë një sukses që e përforcon më shumë vendin e tretë në renditje dhe e bën zyrtarisht pretendent për titullin kampion.
Zikaltërit e Stramaçionit kanë gjetur golin me rastin e parë të shfaqur, pas zhvillimit të një goditje dënimi në minutën e 4-të, me Samuel që ka dërguar topin në rrjetë. Më pas, ndeshja ka folur thuajse gjatë gjithë kohës për Milanin që ka gabuar shumë raste para porte, por edhe ka gjetur një Handanoviç në formë të shkëlqyer që ka shpëtuar portën me ndërhyrje vendimtare.
Për zikaltërit ky është një sukses shumë i rëndësishëm që i çon të tretët në renditjen e Serisë A, ndërsa konfirmohet kriza e Milanit, me trajnerin Alegri që rrezikon seriozisht pankinën e tij pas rezultatit negativ të radhës që e lë ekipin në pozicion aspak komod në klasifikim.
Ndërkohë, ndeshja e darkës mes Napolit dhe Udinezes është fituar nga napolitanët me rezultatin 2-1. Hamshik dhe Pandev kanë qenë autorët e golave për vendasit, ndërsa Pinzi shënoi golin e vetëm të Udinezes. Me këtë sukses, Napoli mban vendin e parë përkrah Juventusit me 19 pikë në 7 ndeshje, ndërsa me të drejtë mund të cilësohet pretendente për titull. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »