|
|
e Martë, 24 Janar 2012 22:09 Një tjetër talent shqiptar duket se ka shpërthyer në kampionatin gjerman të futbollit. Ilir Azemi, 19 vjeçari me origjinë nga Prishtina, është bërë pjesë e skuadrës së parë të Grojter Fyrth dhe ka dhënë prova se së shpejti do të jetë protagonist edhe në ndeshjet e kampionatit.
I aktivizuar deri tani vetëm me ekipin e dytë të Fyrth, Azemi i është bashkuar skuadrës së parë në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi, ndërsa ka qenë protagonist absolut i fitores 4-0 në miqësoren ndaj austriakëve të Admira Vaker.
Azemi ka hyrë në fushën e lojës vetëm në fillimin e pjesë së dytë, kur rezultati ishte ende 0-0, duke u kthyer në rrezikun kryesor për portën austriake. Ai ka qenë autor i dy golave dhe pjesëmarrës në aksionet e dy golave të tjerë.
Kjo paraqitje ka kënaqur trajnerin Buskens, i cili tani e sheh me vëmendje shtatlartin kosovar dhe mendohet që gjatë pjesës së dytë të sezonit ai të jetë pjesë e ekipit të parë duke fituar hapësira edhe në formacion.
Grojter Fyrth aktualisht mban vendin e dytë në renditjen e Bundesligës 2 dhe është ndër kandidatët kryesorë për t’u ngjitur më lart në edicionin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »