|
|
e Hënë, 01 Tetor 2012 13:31 Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar se ka marrë vendimin e duhur të karrierës së tij duke u larguar nga Milani për t’iu bashkuar PSZH, ndërsa është i bindur se ekipi francez mund të bëhet një nga superfuqitë e Evropës në futboll.
Suedezi iu bashkua skuadrës së kryeqytetit francez në një marrëveshje të dyfishtë, përkrah Tiago Silva, ndërsa ka shënuar 8 gola në 6 ndeshje me skuadrën e cila mban aktualisht vendin e dytë në renditje, por është favorite e padiskutueshme për titullin kampion në Francë.
Por klubi ka ambicie më të mëdha, pasi synon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Para takimit të së mërkurës ndaj Portos, Ibrahimoviç deklaroi për “Eurosport” se është i bindur se suksesi në Ligën e Kampioneve nuk do të vonojë shumë.
“Mendoj se kjo skuadër është më e fortë se Milani, kjo është arsyeja pse erdha këtu. Kjo skuadër është bërë më e mirë me mua, Tiago Silvan dhe lojtarë të tjerë me cilësi që iu bashkuan këtë sezon. Njëkohësisht, Milani humbi lojtarë shumë cilësorë. Unë besoj tërësisht në ëndrrën që ka PSZH për t’u bërë një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe botë. Por për ta arritur një gjë të tillë, duhet të fitojmë”.
Ibra do të ketë mundësinë të festojë datëlindjen e tij të 31-të në fushë, pasi të mërkurën luan kundër Portos në një takim të rëndësishëm për ecurinë e ekipit në Ligën e Kampioneve.
“Porto është një skuadër e mirë, më e fortë se Dinamo Kiev. Por është një takim entuziazmues, pasi është pikërisht ajo sfidë që presim me padurim, për të parë forcën reale të ekipit. Kjo është një ditë e veçantë, do të jem një vit më i vjetër. Por më duket vetja si vera, sa më shumë vjetërsohem,, aq më i mirë bëhem…. Shpresoj që kjo ditë të vijë me një dhuratë të mirë, një rezultat pozitiv në Porto”, tha Ibrahimoviç. (LajmeShqip.com)
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »