|
|
e Hënë, 03 Shtator 2012 20:18 Kur merkatoja në Evropën Perëndimore është mbyllur, lulëzon merkatoja e klubeve ruse të futbollit të cilat si zakonisht në këto ditë bëhen më të gjalla për të mbyllur marrëveshje me lojtarë të cilët nuk kanë arritur të plotësojnë transferime në klube të rëndësishme.
Lajmi më i bujshëm vjen nga Portugalia ku sipas mediave vendase, sulmuesi i Portos, Hulk, që nga java e ardhshme do të bëhet pjesë e skuadrës së Zenit Shën Petersburg. Sipas “A’ Bola”, dy klubet kanë gjetur akordin mes tyre dhe transferimi i lojtarit do të bëhet sapo ky i fundit të kthehet nga grumbullimi me përfaqësuesen e Brazilit.
Nuk janë bërë të ditur shifrat e marrëveshjes, por dihet që vetëm një javë më parë, Porto refuzoi një ofertë prej 50 milionë eurosh nga klubi rus për futbollistin brazilian.
Ndërkohë, Anzhi ka konfirmuar se ka blerë nga Real Madrid mesfushorin Lasana Diarra, i cili bëhet përforcimi i radhës për skuadrën e drejtuar nga Gus Hidink. Përveç futbollistit afrikan, në radhët e këtij klubi është transferuar edhe sulmuesi Nikita Burmistrov.
Megjithatë, një lajm tjetër i bujshëm nga Portugalia konfirmon se Anzhi ka parë t’i refuzohet një “ofertë-paketë” prej 90 milionë eurosh nga Benfika për treshen Uitsel-Moreno-Gaitan. Klubi portugez ka bërë të qartë se lojtarët vlejnë më shumë se kjo shifër, tani fjala i kalon Anzhit për të gjetur vlerën reale të tyre. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »