|
|
Tuesday, 17 January 2012 11:46
Kristiano Ronaldo do të përballet me një natë të madhe nesër në Kupën e Mbretit, në përplasjen e Real Madridit me Barcelonën. Për këtë arsye, legjenda e madrilenëve, Hugo Sançez, u ka bërë thirrje tifozëve të kësaj skuadre të mbështetin fuqimisht yllin portugez.
“Kristiano Ronaldon duhet ta mbajmë në krah, të jemi të kujdesshëm dhe mos të prishim raportin me të”, tha Sançez. “Ne e dimë karakterin e tij, kështu që askush nuk mund të jetë i befasuar tani”.
“Ai gjithmonë ka pasur mbështetjen e nevojshme. Në qoftë se ai mund të fillojë të shënoj gola përsëri, atëherë të gjithë do të përfitojnë”. (LajmeShqip.com)


