|
|
e Diel, 14 Tetor 2012 13:20 Roi Hodgson ka mbështetur kandidaturën e Uejn Runit për t’u bërë kapiteni i kësaj kombëtareje në të ardhmen, pas paraqitjes së tij të parë me shiritin në krah në ndeshjen kundër San Marinos.
Në këtë ndeshje, Runi arriti kuotën e 31 golave, duke qenë tashmë i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të kombëtares angleze, por qetësia e tij në fushë bëri më shumë përshtypje se aftësia para porte. Ai mbajti shiritin e kapitenit pasi në këtë sfidë mungonin si Stiven Xherard, ashtu edhe Frenk Lampard, ndërsa Anglia fitoi me rezultatin 5-0.
“A mund të jetë Runi kapiteni i të ardhmes? Po! Ai ishte zëvendës-kapiteni im në Evropian, të paktën që nga momenti kur mundi të luante përsëri. Frank Lampard është kthyer dhe ai mund të drejtojë ekipin. Por unë kam patur gjithmonë në mendje që Runi do të ishte zëvendës-kapiteni. Ai është krenar për një gjë të tillë dhe e dëshiron shumë këtë rol”, shpjegoi trajneri i Anglisë.
Runi do t’i kthejë kapitenit Xherard shiritin për ndeshjen e të martës ndaj Polonisë, por nuk ka fshehur dëshirën për të vazhduar të jetë kapiten i ekipit.
“Kur je një futbollist i ri, dëshiron të luash për Anglinë dhe në momentin kur ti vesh fanellën e kombëtares, hapi i ardhshëm është të bëhesh kapiten i kombëtares”, tregoi sulmuesi. Megjithatë, mediat angleze kanë shprehur dyshime për temperamentin e sulmuesit i cili në 77 ndeshjet e tij me kombëtaren ka marrë 10 kartona të verdhë dhe 2 të kuq. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »