|
|
e Hënë, 24 Shtator 2012 17:01 Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimin e Xhon Territ për t’i dhënë lamtumirën kombëtares, por ka deklaruar se do ta pranojë vendimin e futbollistit.
Kapiteni i Çelsit i dha fund karrierës së tij ndërkombëtare të dielën në darke, falë bindjes se po persekutohej padrejtësisht nga Federata Angleze rreth çështjes së racizmit me Anton Ferdinand.
“Unë do të doja të falënderoja Xhon Terrin për përkushtimin e tij ndaj kombëtares së Anglisë që nga momenti kur unë mora drejtimin e saj. Sigurisht që jam i zhgënjyer që humb një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare dhe me aftësi të jashtëzakonshme si Xhon”.
“Kam gëzuar një marrëdhënie të mirë me të gjatë periudhës kur unë kam qenë trajner i Anglisë dhe me keqardhje e pranoj vendimin e tij. Unë mund të konfirmoj gjithashtu se ai kishte respektin për të më telefonuar para se të publikonte vendimin e tij për t’u larguar nga ekipi i Anglisë”, shkruhet në deklaratën e publikuar nga Hodgson.
Ndërkohë, Federata Angleze ka reaguar ndaj fjalëve të futbollistit, por thjesht duke i uruar sa më shumë fat lojtarit në karrierën me klubin e tij. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »