|
|
e Enjëte, 19 Korrik 2012 12:25 Lojërat Olimpike nuk kanë filluar ende por sporti, në veçanti ai spanjoll, është tronditur rëndë nga disa e-mail të publikuara në gazetën sportiv “AS”. Këto e-mail janë një bashkëbisedim mes atletit të garës së 3 mijë metrave me pengesa, Angelo Mujera, i cili i kërkon përgatitësit të tij atletik se si duhet të veprojë me substancat e palejuara që po merr, duke përmendur qartësisht dy prej tyre, Mircera e Dynepo, të dyja lloje eritropoietine, të njohur shkurtimisht si Epo.
“AS” ka publikuar e-mail që i përkasin viti të kaluar, kur ai merrte pjesë ne Botërorin e Koresë por kërkon informacione për vitin 2012 ku pritej të merrte pjesë në Evropianin e Helsinkit.
“Në fillim të qershorit duhet të jem në formë. Dy javë para garës nuk duhet të marr më Mircera, apo jo? Po nëse më bëjnë një kontroll surprizë të urinës çfarë ndodh?”, pyet ai i shqetësuar.
Përgatitësi i tij bën një deklaratë edhe më të bujshme në përgjigjen që i dërgon atletit në fjalë. “Fillo me një hormon rritje, i cili nuk shfaqet në kontroll. Janë kanoistet spanjolle që e përdorin në të gjitha turnetë e rëndësishëm… dy muaj para se të përdorin Mircera”, thotë ai që më pas i bën një përshkrim të hollësishëm me gramatura dhe peshë trupore se si duhen marrë substancat palejuara në mënyrë që të ndihmojnë sa më shumë për të fshehu gjurmët e Epo.
“Praktikisht mund të kalosh nga vendi i fundit te medalja olimpike”, është deklarata e tij bombë. (LajmeShqip.com)
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »