|
|
e Hënë, 08 Tetor 2012 15:01 Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka kritikuar trajnerin e përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv, duke i kërkuar këtij të fundit të tregohet më i ashpër me futbollistët në grumbullime.
Hënes mendon se ekipi kombëtar ka vuajtur në turnetë e kaluar pasi skuadrës i është dhënë shumë liri dhe për këtë arsye ka kërkuar nga Lëv të ketë një sjellje më disiplinuese gjatë grumbullimeve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014.
“Në të kaluarën ka patur shumë biseda edhe për cilën garë të Formula 1 duhej ndjekur me lojtarët për t’i kënaqur ata”, tregoi Hënes për “Spiegel”.
“Gjatë përgatitjeve për Euro 2012, të gjithë po diskutonin cilën tavolinë ping-pongu të merrnin me vete dhe ku ta vendosnin, mundësisht në majën e malit Mont Blanc. Shpesh më pak, është më mirë”.
“Shumë lojtarë nuk do të trajtohen mirë nëse gabojnë në të ardhmen, jam i sigurt se Jogi Lëv e ka kuptuar më në fund këtë gjë”, shpjegoi Hënes. Gjermania luan me Irlandën dhe Suedinë në ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të Kupës së Botës. (LajmeShqip.com)
Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »Dëmtohet Humels, në rrezik finalja e Champions
Borusia Dortmund merr një lajm mjaft të keq një javë para ndeshjes historike me Bajern Mynih
lexo më shumë »