|
|
e Shtunë, 25 Gusht 2012 09:20 Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes do të largohet nga Bajern Mynih në fund të sezonit, kur të përfundojë kontrata e tij, ashtu siç është konfirmuar në gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.
Sipas kësaj gazete, 67 vjeçari ia ka treguar presidentit të Bajern, Uli Hënes, vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën që përfundon në qershorin e vitit 2013. Ky vendim rrit më shumë spekulimet se trajneri i ardhshëm i këtij klubi do të jetë Pep Guardiola, me të cilin flitet se Bajern ka filluar bisedimet që në momentin kur ai u largua nga Barcelona.
“Dua ta them këtë me ndershmëri të plotë, kam një kontratë dyvjeçare që mbyllet në 30 qershor 2013 dhe atë herë, një etapë tjetër e jetës time përfundon”, tregoi Heinkes për gazetën.
“Klubi ka thënë që në dhjetor apo janar do të uleshim të diskutonim rinovimin, por unë nuk jam më 37 vjeç. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi nëse trajneri është i ri apo i vjetër, gjëja e vetme që ka rëndësi është t’i sjellim suksese Bajern Mynih”, tha trajneri i bavarezëve.
Mediat gjermane spekulojnë se me emërimin e Matias Samer në postin e drejtorit sportiv të klubit, disa nga kompetencat e Heinkes janë zvogëluar dhe kjo është një nga arsyet e vendimit të tij për t’u larguar nga bavarezët, ndonëse është një mik i ngushtë i presidentit Uli Hënes. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »