|
|
e Hënë, 20 Gusht 2012 14:28 Jup Heinkes beson se Bajern Mynih ka lënë pas krahëve fundin e tmerrshëm që i bënë sezonit 2011-2012. Bajerni doli i dyti në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve, duke humbur në mënyrë dramatike çdo ndeshje vendimtare për trofeun në fundin e sezonit.
Humbja më tronditëse ishte padyshim ajo e Ligës së Kampioneve, pasi gjermanët u mundën me penallti nga Çelsi në takimin që u luajt pikërisht në stadiumin e tyre, “Allianz Arena”, të tejmbushur me fansa të skuadrës bavareze. Por Heinkes mendon se tani ekipi i tij është “freskuar” dhe tërësisht i përqendruar te fillimi i sezonit të ri.
“Kemi lënë njëherë e përgjithmonë pas sezonin e kaluar. Kemi karikuar bateritë dhe motivimin, duke synuar tashmë objektiva të rinj”, tha ai, në fillimin e një sezoni ku ekipi i tij më në fund ka arritur të thyejë rivalët e Borusias duke i rrëmbyer Superkupën e Gjermanisë.
Bavarezët sonte fillojnë rrugëtimin e tyre në Kupën e Gjermanisë dhe Heinkes ka bërë të qartë që askush nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarët e Jahn Regensburg, ndonëse ata luanë në një kategori më poshtë.
“Pres me padurim të filloj përsëri. Një fitore sot na jep moral për kampionatin, ndaj ne do të hyjmë në këtë ndeshje për të fituar. Me mbështeten e tifozëve të tyre, Regensburg do të luajë mbi kufijtë normal në këtë ndeshje, ndaj duhet t’i marrim shumë, shumë seriozisht”. (LajmeShqip.com)
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »