|
|
e Premte, 21 Shtator 2012 17:41 Hamdi Salihi shkoi me shumë bujë drejt SHBA pasi i bashkohej DC Junajtid si një futbollist me eksperiencë, një sulmues tipik që do të shënonte me vazhdimësi. Por lojtari shqiptar është kthyer në një zëvendësues që luan me pikatore në radhët e kësaj skuadre, duke bërë që të lindin dyshime rreth strategjisë së klubit për blerjen e tij.
Në një shkrim të publikuar nga “Washington Post”, saktësohet se në 5 ndeshjet e fundit të skuadrës së tij ai ka luajtur vetëm 53 minuta dhe që nga data 21 korrik nuk luan një ndeshje si titullar.
“Nuk kam qenë asnjëherë në një situatë të tillë më parë, duke mos u aktivizuar. Por më duhet të pranoj vendimin e trajnerit. Është pak e vështirë për mua. Unë mundohem të punoj, mundohem të bëj disa gjëra më mirë dhe të fitoj sa më shumë minuta në fushë”, tregon lojtari i përfaqësues shqiptare i cili përfiton 487 mijë dollarë në vit, me kontratën e tij që mbaron në fund të vitit 2015.
Lojtari ka pranuar se vizita e tij e fundit në Shqipëri, ku luajti me ekipin kombëtar, e ka ndihmuar shumë edhe psikologjikisht. “Nuk është e lehtë të mos luash për klubin tënd dhe të shkosh të luash me kombëtaren për 90 minuta. Për mua do të thotë shumë pasi në një pikë të caktuar fillon e mendon se nuk mund të luash. Mua më ndihmoi shumë”, tha sulmuesi që filloi ndeshjen kundër Qipros që nga minuta e parë.
“Ai mund të kthehet përsëri titullar së shpejti. Ne vazhdojmë të kemi shumë besim te ai, pasi Salihi mund të shënojë gola. Ai do të bëjë pjesën e tij nëse do të arrijmë të jemi të suksesshëm në 6 ndeshjet e radhës”, tha trajneri Olsen duke iu referuar faktit që skuadra e qytetit të Uashington kërkon të jetë protagoniste në play-off në luftën për titull. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »