|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 16:24 Transferta në SHBA e Milanit nuk ka kaluar pa një incident të vogël që ka trembur disi lojtarët e kësaj skuadre. Mediat italiane kanë zbuluar se të dielën në darkë, disa lojtarë mes të cilëve edhe Bonera, Antonini e Emanuelson, kanë kaluar disa momente paniku në restorantin e njohur brazilian “Fogo de Chao” në Filadelfia.
Një hajdut i armatosur ka hyrë në këtë restorant, duke kërcënuar me armë kasierët dhe pronarët, ndërsa lojtarët fatmirësisht kanë qenë në një cep tjetër të lokalit dhe nuk kishin kuptuar se çfarë po ndodhte. Por ata janë detyruar të largohen nga lokali në fjalë dhe mbetën pa darkë.
Futbollistët ishin ulur në një zonë të izoluar në fund të restorantit dhe sapo kishin filluar të ushqeheshin kur një kamerier që mbante një pecetë tavoline mbi gojë i ka nxjerrë me shpejtësi jashtë restorantit. Lojtarët kanë ndjerë shumë shpejt djegie në sy, ndërsa kanë zbuluar se hajduti kishte hedhur një bombol me gazo lotsjellës ndërsa po rrëmbente paratë, në mënyrë që të trembte personat që mund të tentonin t’i afroheshin.
“Sapo erdhëm nga një darë fantastike, tani po kthehemi në hotel”, ishte komenti ironik i Emanuelson në Twitter.
Nëse ky lajm ka bërë disi për të qeshur tifozët e Milanit, një lajm jo aq i bukur ka ardhur në lidhje me investimet e skuadrës për sezonin e ri. Kompania ruse “Gazprom” ka mohuar zyrtarisht sot se ka blerë kuota në radhët e kuqezinjve dhe sipas zëdhënësit të saj, as nuk i shkon ndër mend të bëhet sponsor apo bashkëpronare te Milan. (LajmeShqip.com)
Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »Barcelona fillon të kërkojë zëvendës për Vilanovan
Vizitat e herëpashershme në Nju Jork të trajnerit aktual shtojën dyshimet rreth të ardhmes
lexo më shumë »Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »