|
|
e Shtunë, 16 Qershor 2012 22:07 Greqia ka bërë një nga çuditë e saj të zakonshme historike, duke mundur Rusinë 1-0 dhe falë fitores së Çekisë përballë Polonisë, duke eliminuar Rusinë nga Euro 2012. Rezultati bëhet edhe më i pabesueshëm nga fakti se grekët cilësoheshin si një prej skuadrave më të dobëta të turnet, ndërsa rusët gjatë ditëve të fundit kishin marrë etiketën e pretendentëve.
Ndeshja ka qenë thuajse e mërzitshme në pjesën e parë, me Greqinë që përpiqet të ndalojë çdo sulm të ekipit kundërshtar pa thumbuar, duke u përpjekur të largohet me nder nga ky turne. Ndaj goli i Karagunis në minutat shtesë të pjesës së parë vjen surprizë si për rusët, ashtu edhe për vetë grekët, të cilët e kuptojnë se kanë në dorë një shans të artë për të vazhduar më tej.
Në pjesën e dytë, Rusia hidhet me të gjitha forcat në kërkim të golit të barazimit, po trysnia e momentit dhe nervozizmi bëjnë të vetën, pasi ekipi i Advokat humb raste të njëpasnjëshme në minutat e fundit, duke i dhënë mundësinë Greqisë të festojë këtë kualifikim të papritur.
Grekët dhe rusët e përfunduan grupin në kuotën e 4 pikëve, por diferencën e bëri pikërisht kjo fitore në ndeshjen direkte, që i jep mundësinë ballkanasve të vazhdojnë si e dyta në Grupin A dhe të bëhen gati për t’u takuar me fituesen e Grupit B në çerekfinale. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Republika Çeke-Poloni 1-0
73’ Jiraçek
Renditja
R. Çeke 6 4-5
Greqi 4 3-3
Rusi 4 5-3
Poloni 2 2-3
Çerekfinalet
21.06.2012
Republika Çeke-2B 20:45
22.06.2012
1B-Greqi 20:45
23.06.2012
1C-2D 20:45
24.06.2012
1D-2C 20:45
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »