|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 11:08 Ishulli i vogël në Karaibe, Grenada, është përfshirë në festime masive pasi mori medaljen e parë olimpike në historinë e tij, për të tepër të artën në një garë mjaft prestigjioze si ajo e 400 metrave.
Njerëzit dolën në rrugë duke kërcyer e festuar pasi Kirani Xhejms siguroi medaljen e artë me një vrapim fantastik prej 43.94 sekondash, duke u bërë i pari jo-amerikan që zbret poshtë 44 sekondave.
Menjëherë, qeveria e Grenada e shpalli të martën një festë kombëtare dhe ditë pushimi për të gjithë, ndërsa kryeministri Tilman Tomas e cilësoi 19 vjeçarin si një frymëzim për këtë komb të vogël.
Vetë Xhejms, i cli ka marrë nofkën “Jaguari” për shpejtësinë e tij, ka qenë shumë i entuziazmuar me arritjen e radhës në karrierë, pasi një vit më parë u shpall kampion bote ndonëse në një moshë shumë të re.
“Kjo medalje do të thotë shumë për mua dhe për Grenadan si shtet. Besoj se atje do të jenë çmendur të gjithë, do të jenë duke organizuar një festë të madhe në rrugë. Nuk ka fjalë për të përshkruar festimet tani”, u shpreh ai i emocionuar pas garës.
Vetë rekordmeni botëror, Majkëll Xhonson, i cili vendosi kohën 43.18 sekonda në Sevilje në vitin 1999, është i sigurt se Xhejms është njeriu i duhur për të thyer rekordin. “Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe mendoj se ka si qëllim që të thyejë këtë rekord. Është shumë i ri dhe ka shumë, shumë vite para tij për të tentuar ta thyejë atë duke mësuar gjëra të reja për këtë garë”. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »