|
|
e Hënë, 18 Qershor 2012 17:37 Përfaqësuesja greke, surpriza e deritanishme e Euro 2012, ka kaluar më shumë kohë gjatë të dielës duke u marrë me rezultatet e zgjedhjeve në vendlindje, sesa duke u përgatitur për çerekfinalet kundër Gjermanisë.
Por futbollistët kanë bërë të qartë se ndeshja kundër shtetit më të fortë të Eurozonës nuk do të kthehet në një çështje politike.
“Kjo ndeshje nuk do të ketë asnjë impakt mbi atë që ndodh në ekonomi apo politike. Po flasim për futboll, për sport”, deklaroi mesfushori Gianos Maniatis. “Ajo që ka rëndësi për ne është t’i japim pak kënaqësi grekëve, t’i bëjmë të festojnë pak pas gjithë asaj që po ndodh”.
Pasi Gjermania kërkoi masa më të rrepta ekonomike ndaj Greqisë, situata mes dy vendeve është tensionuar ndjeshëm dhe kjo mund të ketë pasoja edhe në këtë ndeshje futbolli.
“Ata (gjermanët) kanë në mendjen e tyre sikur e gjitha situata është rreth politikës”, tha zëdhënësi për shtyp i kombëtares greke, Panos Korkodilos. “Nuk është kështu, ky është thjesht futboll. Ai është karakteri i tyre, jo i yni”, tha ai.
Situata është ndezur edhe më shumë kur mediat gjermane publikuan lajmin se një nga zyrtarët e Federatës Gjermane, pas fitores me Danimarkën, kishte ftuar kancelaren Anglea Merkel në ndeshjen çerekfinale “që t’u dhembte më shumë”. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
23.06.2012
1C-2D 20:45
24.06.2012
1D-2C 20:45
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »