|
|
e Premte, 28 Shtator 2012 10:50 Gjyqtari, gabimi i të cilit në Botërorin 2010 solli edhe rritjen e kërkesave për teknologjinë e vijës së portës, ka mirëpritur diskutimin e FIFA-s për ta përdorur atë që në Botërorin 2014.
Horge Larrionda ishte gjyqtari i aktivitetit në Afrikën e Jugut, në takimin që Anglia humbi me Gjermaninë, pasi asistentët e tij nuk arritën të shihnin se gjuajtja e Frenk Lampard në pjesën e parë kishte kaluar vijën fatale të portës.
Uruguaiani, që tashmë punon për FIFA-n duke stërvitur gjyqtarët, e pranon se ai ka qenë një moment shumë i vështirë i karrierës së tij, por që ka ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të futbollit.
“Ajo që përjetuam në atë periudhë ishte shumë e vështirë. Por mendoj se ai gabim solli një përfitim global për sportin e futbollit. Gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e lojës dhe për të siguruar një futboll sa më të besueshëm”.
Edhe shefi i gjyqtarëve në FIFA, Masimo Busaka, mendon se teknologjia e vijës së portës do t’i mundësojë gjyqtarët të përjetojnë më pak trysni.
“E dimë që një kamera do të jetë ajo që do të kontrollojë nëse është gol apo jo. Po presim me padurim që të shohim përdorimin e parë efektiv në Botërorin për Klube në fund të këtij vitit”, tha zvicerani që ka drejtuar në Botërorin 2006 dhe 2010. (LajmeShqip.com)
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »