|
|
e Hënë, 09 Korrik 2012 12:30 Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, ka përdorur fyerje raciste ndaj Anton Ferdinand pasi ky i fundit është tallur me të gjatë ndeshjes duke i kujtuar historinë jashtëmartesore me të dashurën e ish-shokut të skuadrës, Uejn Brixh.
Kjo është ajo që u mësua gjatë seancës së parë të gjyqit civil ndaj futbollistit të përfaqësueses angleze, ku ai është i pandehur për fyerje raciste në ambient publik, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit anglez mes Çelsit e QPR me 23 tetor, një takim i ndjekur nga miliona njerëz.
Sipas akuzës, duke u bazuar edhe te pamjet filmike, lojtari i Çelsit ka filluar të ofendojë Ferdinand duke iu referuar “grupit racor që ai i përket”. Megjithatë, është pranuar qartësisht se kjo kundërpërgjigje ka ardhur pas provokimit që lojtari i QPR i ka bërë me gjeste duke “iu referuar historisë së famshme jashtëmartesore” të lojtarit të Çelsit.
Gjyqi i ish-kapitenit të Anglisë pritet të zgjatë 5 ditë, ndërsa ai mendohet se do të ndëshkohet me një gjobë që nuk i kalon 2500 paund. Ajo që e shqetëson më shumë futbollistin është gjyqi sportiv që do të fillojë pas përfundimit të gjyqit civil.
Nëse shpallet fajtor në gjyqin civil, atëherë ai do të shpallet automatikisht fajtor edhe në gjyqin sportiv, me pasojë një pezullim të gjatë si dhe përjashtmin nga kombëtarja angleze, në bazë të rregullave të sjelljes që ka vënë federata e këtij vendi. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »