Nënpresidenti i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se Milani ka para për Ganson, Paulo Henrique Ganso është një talent i ri brazilian dhe luan te Santos. Ganso ka 21 vjet, “Ne kemi para për ta transferuar Ganson” tha Galliani.
Ndërsa mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta, ka thënë se Marek Hamsik do përshtatet mirë tek Milani, gjithashtu, Zambrotta u shpreh i lumtur me ardhjen e Taye Taiwos dhe Philippe Mexes.
“Marek Hamsik do përshtatej mirë te Milani, dua ta shoh atë te klubi ynë, tek Napoli këtë sezon tregoi se mund të bëjë diferencën, natyrisht se edhe Taye Taiwo dhe Philippe Mexes janë përforcime të rëndësishme” tha Zambrotta.