Barcelona është skuadra më e mirë në historinë e futbollit, e cilësuar edhe nga IFFHS (Federata Internacionale e Historisë dhe Statistikave në Futboll.
Ky klasifikim historik në rangun botëror është shpallur kohë më parë edhe nga IFFHS, ku për bazë janë marrë të gjitha rezultatet në kampionatet dhe kupat nacionale si dhe të gjitha kompeticionet tjera të klubeve në të 6 kontinentet e botës që nga viti 1991 e deri më sot.
Barcelona nuk është cilësuar vetëm nga IFFHS si më e mira në botë, lojtari i Real Madridit, Fernango Gago i ka hedhur benzinë zjarrit pasi ka deklaruar se skuadra e tanishme e Barcelonës është më e mira që kur ka ekzistuar futbolli dhe ka bërë të ditur se kjo skuadër është mbi Real Madridin dhe të gjitha skuadrat tjera që ekzistojnë e që luajnë futboll.
Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago, rrezikohet nga tifozët e klubit të tij pas pranimit se Barcelona është skuadër superiore dhe është më e mira në histori të futbollit.
Gago rrezikon të marrë një goditje të fortë nga mbështetësit e Realit pasi pranoi cilësitë e Barcelonës.
“Ata janë të mirë, ata janë mbi Real Madridin dhe çdo skuadër tjeter që ekziston, mirëpo tifozët nuk duan ta pranojnë atë,” tha Gago.